Hovenier: Kryetarët e rinj në veri të betohen aty ku janë të mirëpritur dhe të kenë rol teknik

Hovenier: Kryetarët e rinj në veri të betohen aty ku janë të mirëpritur dhe të kenë rol teknik

Aktuale May 17, 2023 - 11:39

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zgjedhjet që u mbajtën më 23 prill në katër komunat veriore ishin “konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”.

Për kryetarët e rinj të komunave në veri, Hovenieri tha se duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur.

“Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, tha ai për Telegrafin.

Ambasadori amerikan deklaroi se pret nga kryetarët e rinj që të marrin rol teknik dhe jo politik.

“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik”, ka thënë ambasadori.

Hovenieri tha se çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre, do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar”.