Pas Martin Berishajt, Tomë Gashi mbron edhe kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi

Pas Martin Berishajt, Tomë Gashi mbron edhe kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi

Aktuale May 08, 2023 - 19:53

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se ka marrë në mbrojtje kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili tashmë ndodhet në paraburgim nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas Gashit, Krasniqi është duke u mbajtur padrejtësisht në paraburgim dhe se duhet të lirohet nga aty menjëherë, raporton Zeri.info.

“Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtes te z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtes, se shpejti do te paraqesim ankese ne Gjykaten Supreme te Kosoves, e cila duhet ta liroje z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejte, i panevojshem, e i kunderligjshem!”, shkroi ai në Facebook.

Kujtojmë se Gashi është avokat edhe i ambasadorit Martin Berishaj, i cili dyshohet për një skandal në fushën e energjisë.

Madje LDK-ja në një konferencë të mbajtur më parë pati akuzuar Berishajn e Krasniqin se kanë lidhje mes vete duke i quajtur edhe “shokë të Kurtit nën llupën e drejtësisë”. /Zëri