Ambasadori francez ka mirëpritur vendimin për heqjen e vizave për Kosovën
Foto: Laura Hasani

Ambasadori francez ka mirëpritur vendimin për heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale April 18, 2023 - 18:56

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Parlamentit të Evropës (PE) për heqjen e vizave për Kosovën.

Guerot, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron është pajtuar për liberalizimin e vizave verën e kaluar.

“Shumë mirë për popullin e Republikës së Kosovës. Pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron u pajtua për liberalizimin e vizave verën e kaluar”, ka shkruar ambasadori Guerot. /Zëri