“Ky është harrën, ne s’adhurojmë shqiponja”, hoxhë Mazllami shihet duke përdhosur flamurin kombëtar

“Ky është harrën, ne s’adhurojmë shqiponja”, hoxhë Mazllami shihet duke përdhosur flamurin kombëtar

Aktuale April 16, 2023 - 12:03

Kryefjalë e mediave ditëve të fundit ishte vetura Mercedes që iu dha hoxhës Mazllam Mazllami në Prizren.

E gjithë kjo pasoi me reagime të shumta, ku ndër më të zëshmit ishte gazetari Valon Syla, i cili për këtë shkak dyshohet se u sulmua nga tre persona, raporton Zeri.info.

Kjo nxiti edhe një debat tjetër në lidhje me gjuhë e urrjetjes e mosdurimit e që duket hoxha Mazllami i ka dhënë edhe më shumë “zjarr”.

Në një video të postuar në rrjetin social “Tiktok”, ai shfaqet duke e përdhosur flamurin shqiptar dhe dëshmorët e Kosovës.

“Ky është harrën, leckë, bezë”, dëgjohet duke thënë hoxhë Mazllami, teksa e kap flamurin kombëtar me duar.

“Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, shprehet ai më tutje.

Përveç kësaj ai fyen edhe dëshmorët e rënë për liri të Kosovës, duke u shprehur se “Shehid nuk bie qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë”.

Videon e ka publikuar edhe analisti Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se ai duhet të thirret nga organet e rendit për të dhënë përgjegjësi penale për këto veprime.

“Perdhosje e flamurit kombetar. Perdhosje e deshmoreve qe dhane jeten per liri dhe pavaresi. Perdhosje e identitetit kombetar. Keto jane arsye te mjaftueshme qe ky "hoxhe" te thirret per te dhene pergjegjesi penale”, shkroi Kajtazi krahas videos. /Zëri