A është dhuna verbale paralajmërim i dhunës fizike?- Komentuesit e amnistojnë sulmin ndaj Valon Sylës
Foto: Screenshot

A është dhuna verbale paralajmërim i dhunës fizike?- Komentuesit e amnistojnë sulmin ndaj Valon Sylës

Aktuale April 12, 2023 - 01:10

Sot gazetari dhe analisti Valon Syla u sulmua nga tre persona dhe pësoi lëndime në kokë.

E shkak për këtë situatë besohet të jetë një video dhe disa postime që i kishte bërë Syla në rrjetin e tij social kundrejt kreut të BIK-ut, Naim Tërnava.

Megjithëse edhe Syla në një prononcim të shkurtër për media deklaroi se dyshon se u sulmua pikërisht për këtë shkak, raporton Zeri.info.

“Po jam sulmuar nga tre islamist fanatik, m’kanë sulmu shpejt e shpejt”, u shpreh Syla për Dukagjinin.

Por, rastet e tilla shpërfaqin edhe një dukuri tejet negative që po ndodh në shoqërinë tonë.

Amnistimi i dhunës verbale në rrjete sociale nuk po merret seriozisht si një paralajmërim për sulmet fizike.

Rastet më të shpeshta kur komentuesit ambistojnë dhunën janë kur bëhet fjalë për dhunën ndaj grave, dhunën seksuale ndaj femrave, por edhe ndaj gazetarëve apo njerëzve që shprehin mendimet e ndryshme nga masa.

Me ta publikuar lajmin për sulmin ndaj Valon Sylës në faqen e Zeri.info, por edhe në portalet e tjera ajo që vërehet është se shumica dërrmuese e komentuesve i përkrahin sulmuesit.

Një person me emrin Adem Asani, përveç që nuk e dënon këtë sulm ai lutet që sulmuesit të kenë shëndet e të mira.

“U lumshin duarët atyre që e kanë hekuros,Zoti ju dhasht shëndet dhe çdo të mirë...”, shkroi Adem Asani.

E një tjetër komentues me emrin Muhamed Breznica, sulmuesit i konsideron si bamirës.

“Allahu i shpërbleftë bamirësit”, shkroi ai.

E një tjetër komentues tregon dëshirën e tij për ta sulmuar Sylën.

“Eshte dashte me te lidhe mbas Kerri e me  te ngreh zhage deri ne Merdare”, shkruan një komentues me emrin Liridon Bunjaku.

Sulmin ndaj Valon Sylës e dënuan krerët institucional, aktivistë e gazetarë që e konsideruan si sulm ndaj fjalës së lirë. /Zëri

Komentet mund t’i shihni më poshtë:

 

Image
Image
Image