Kosharja na kujton sakrificën e madhe për liri, shprehet Abdixhiku

Kosharja na kujton sakrificën e madhe për liri, shprehet Abdixhiku

Aktuale April 09, 2023 - 12:54

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot në 24-vejtorin e Betejës së Koshares ka bërë homazhe te varrezat e të rënëve në këtë betejë.

Ai ka thënë se Kosharja qëndron si tempull për rikujtimin e të rinjve që dhanë jetën për liri, raporton Zeri.info.

“Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme”, shkroi ai në Facebook. /Zëri