Raportohet se mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet në Gjakovë më 14 qershor
Foto:Laura Hasani

Raportohet se mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të mbahet në Gjakovë më 14 qershor

Aktuale April 09, 2023 - 12:44

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës pritet të mbahet javën e dytë të qershorit. Sipas burimeve të Report TV, organizatorët po shqyrtojnë mundësinë që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakordësuar parimisht  nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politik e ka Gjakova, qyteti historik i Kosovës.

Sipas burimeve, organizatorët po shqyrtojnë mundësinë që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakordësuar parimisht  nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politikë e ka Gjakova, qyteti historik i Kosovës.

Report Tv ka zbardhur detaje nga agjenda e përbashkët e kësaj date. Si fillim, secili Ministër, duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani.

Nëpërmjet elementëve ilustrues, ministrat do të realizojnë edhe një pasqyrim të ecurisë së punës në bashkëpunim me homologun e tij, saj nga kabineti tjetër qeveritar.

Për secilin sektor përkatës do të merren masat për të zhvilluar më tej investimet sipas marrëveshje së arrirë.

Të dy kryeministrat do të bëjnë publike objektivat e radhës për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen mes dy vendeve.

Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat, duke ruajtur të njëjtën traditë mbyllëse të aktivitetit.

Të njëjtat burime thanë së në këtë datë po shqyrtohet mundësia (megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar) që pjesë e mbledhjes të jenë jo vetëm kabinetet qeveritare por edhe  të dyja kuvendet respektive së bashku me të gjithë ligjvënësit e tyre.

Mbledhja e 8-të e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë përfundoi me firmosjen e 19 marrëveshjeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hapi mbledhjen duke thënë po tingëllojnë më efektive se kurrë më parë.

Në muajin nëntor të 2021-shit, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 13 marrëveshje të reja në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive në qytetin e Elbasanit.