140 punëtorë teknikë të shkollave në Prishtinë mbesin pa paga
Aktuale
April 06, 2023 - 14:40
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se 140 punëtorë teknik të shkollave s’do të kryejnë punën e tyre për shkak të mungesës së kontratave.
Azemi ka thënë se nga 1 prilli këta punëtorë do të mbesin pa paga, raporton Zeri.info.
“Ju njoftojmë se rreth 140 punëtorë teknik të shkollave në komunën e Prishtinës që nga 1 prilli nuk kanë kontrata pune dhe se nuk do të kryejnë shërbimet e pastrimit në shkolla”, thuhet në njoftim. /Zëri