Luma ironizon me Prokurorinë: Edhe Clarku, Clintoni e Blairi kanë hedhur granata
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Luma ironizon me Prokurorinë: Edhe Clarku, Clintoni e Blairi kanë hedhur granata

Aktuale April 03, 2023 - 12:34

Gazetari Ernest Luma ka reaguar pasi Prokuroria Speciale, duke i komentuar komunikatat e UÇK-së gjatë kohës së luftës, tha se Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të policisë serbe njëherazi.

“Po, stacionet e policisë serbe kanë qenë një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, o ti…! Jo vetëm Rexha, Thaçi e Veseli, po edhe Wesley Clark, Bill Clinton, Tony Blair e krejt NATO-ja kanë hedhur granata mbi këto stacione”, shkroi Luma.

Prokuroria e Speciales sot në nisjen e gjyqit ka përshkruar komunikatat e UÇK-së të lëshuara gjatë kohës së luftës.

Ata kanë pretenduar se Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të policisë serbe njëherazi.

“Përmes Adem Jasharit, UÇK-ja filloi të sulmojë forcat serbe. UÇK-ja e ka zanafillën gjatë viteve ’90”, tha Prokuroria.

“Provat treguan se në 1997-n. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, tha tutje prokurori.