Nga Reçaku bëhet thirrje që të marshohet për drejtësi të dielën

Nga Reçaku bëhet thirrje që të marshohet për drejtësi të dielën

Aktuale March 31, 2023 - 20:04

Iniciatorët e platformës “Liria ka emër” sot kanë bërë homazhe në Reçak, duke e quajtur këtë vend si pika ku nisi të shkruhej historia e re e Kosovës.

Nga Reçaku ata kanë bërë thirrje që në nderim të dëshmorëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të marshohet këtë të diel.

“Sot ishim në Reçak, në vendin ku dhimbja ka shumë emra, aty ku ndodhi kthesa e historisë së Kosovës.

Për amanetin e atyre që nuk janë në mesin tonë për liriné tonë, për ata që amanetin e të rënëve për liri e quan në vend, për UÇK-në, të dielen Marshojmë për drejtësi.

Historia nuk mund të rishkruhet!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se marshi për drejtësi do të zhvillohet këtë të diel nga ora 14:00 dhe deri më tani ka marrë një përkrahje të madhe. /Zëri