Moti për fundjavë

Moti për fundjavë

Aktuale March 31, 2023 - 19:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në njoftim.

Kurse, të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius,.

“Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet më tej. /Zëri