Eskalon deputeti Kujtim Shala, dëgjohet duke sharë gjatë seancës së Kuvendit
Aktuale
March 23, 2023 - 13:15
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kryeministri Albin Kurti raportoi për Marrëveshjen e Ohrit, është përcjellë me debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës.
Gjatë kohës sa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, iu drejtua foltores së Kuvendit për kundërreplikë, ishte deputeti i këtij subjekti politik, Kujtim Shala, i cili u dëgjua duke sharë, shkruan “Zeri.info”.
“Phuuu t'q***** tradhtarin e nanës” janë fjalët që dëgjohen duke u thënë nga deputeti Kujtim Shala, përderisa dikush tjetër i pëshpëriti “Shttttttttt” e më pas edhe e ndalën mikrofonin.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme: