Lladrovci: “Marshi për drejtësi” pres të jetë marshi më i madh në Kosovën e pavarur

Lladrovci: “Marshi për drejtësi” pres të jetë marshi më i madh në Kosovën e pavarur

Aktuale March 22, 2023 - 22:40

Kryetari i degës së PDK-së në Drenas, njëherësh kryetar i komunës, Ramiz Lladrovci, lidhur me "Marshin për drejtësi", ka diskutuar me strukturat e kësaj partie, duke i dhënë përkrahje të plotë.

"Jemi të motivuar për solidaritet me ish udhëheqësit tanë të luftës e paqes, pa dallim partie, si qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës", ka theksuar ai.

"Marshi për drejtësi" pres të jetë marshi më i madh në Kosovën e pavarur, ka cekur Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në takimin e ftuar sot, me kryesinë e degës, nëndegës, asamblistët dhe strukturat e degës së PDK-së, i njoftova me "Marshin për drejtësi", që do të mbahet më 2 prill në Prishtinë, nën organizimin e platformës "Liria ka emër".

Të gjithë të pranishmit i dhanë përkrahje të plotë Marshit duke premtuar se çdo lagje e familje e komunës së Drenasit do të njoftohet me qëllimin e solidarizimit me Marshin për drejtësi.

Qytetarët e komunës së Drenasit, pa dallim partie, i ftoj të marrin pjesë në Marshin për drejtësi, në shenjë solidarizimi me liderët tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.

Lufta jonë ishte e drejtë dhe në pajtim me normat ndërkombëtare.

Prijësit e UÇK-së në Hagë, as nuk kanë qenë vetëm, as kurrë nuk do të jenë vetëm. Këtë, do ta dëshmojmë me praninë tonë, më 2 prill, në ora 14:00, në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë.

"Marshi për drejtësi" pres të jetë marshi më i madh në Kosovën e pavarur.

Jemi të motivuar për solidaritet me ish udhëheqësit tanë të luftës e paqes, pa dallim partie, si qytetarë të lirë të Republikës së Kosovës!