Nisin fluturimet Kosovë – Gjermani me gjeneratën më të re të Airbus A320/321neo

Nisin fluturimet Kosovë – Gjermani me gjeneratën më të re të Airbus A320/321neo

Aktuale March 21, 2023 - 21:10

Kompanitë kosovare “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, tani kanë sjell një risi tjetër në vendin tonë në fushën e aviacionit.

Tashmë fluturime për dhe nga Gjermania në Kosovë, janë duke u realizuar me gjeneratën më të re të aeroplanëve, e cila njihet për sigurinë dhe komoditetin gjatë udhëtimeve.

Image

Bëhet fjalë për Airbus A320 dhe A321 neo, ku në bashkëpunim mes Eurokohës dhe Eurowings, fluturime nga Prishtina për në Gjermani po kryhen me aeroplanët të cilët janë teknologjia e fundit e aviacionit.

Airbus A320 NEO është deri tani avioni më efikas dhe i qetë me distanca të shkurtra dhe të mesme, ku siguria dhe rehatia janë tiparet më të dallueshëm të këtyre aeroplanëve nga pasagjerët. /Zëri

Image