Raporti i IKD-së, Rezniqi: Tetë muaj e gjysmë merr kohë zgjidhja e një rast në gjykatat e vendit

Raporti i IKD-së, Rezniqi: Tetë muaj e gjysmë merr kohë zgjidhja e një rast në gjykatat e vendit

Aktuale March 20, 2023 - 18:50

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka treguar se sot kanë prezantuar një raport në të cilin kanë analizuar 50 aktgjykimet e Gjykatave Themelore, duke shtuar se këtë e kanë bërë me qëllim të shoihin se sa po zbatohet Konventa e Stambollit në Kosovë.

“Prej 50 aktgjykimeve, 47 aktgjykime kanë qenë aktgjykime gjykuese, 2 kanë qenë liruese dhe 1 ka qenë refuzues”, ka thënë Rezniqi.

Rezniqi ka thënë se kur e kanë analizuar aktgjykimin refuzues kanë kuptuar që prokurori është tërhequr nga aktakuza me arsyetimin që rasti nuk i përmban elementet e veprës penale “Dhunë në familje”.

Ajo ka thënë se prej 47 aktgjykime gjykuese, 37 prej tyre kanë dënime me burgim me kusht.

“Konventa e Stambollit i parasheh disa masa që duhet të ndërmerren nga shtetet që janë palë në mënyrë që t’i zbatojnë ato standarde. Duke e pasur të pamundur monitorimin e gjithë procesit, ne jemi fokusuar në monitorimin e aktgjykimeve që t’i identifikojmë të gjitha këto”, ak thënë tutje Rezniqi.

“Një prej tyre ka qenë dhe kohëzgjatja ku kemi gjetur se janë mesatarisht 266 ditë apo tetë muaj e gjysmë që merr kohë zgjidhja e një rasti. Në të gjitha hapat e tjerë kjo përbën një kohë optimale”, ka shtuar ajo.

“Vlen të shtohet se rastet që janë kryer më shpejtë kanë qenë ato që cilësimin juridik e kanë pasur “Dhunë në familje” përderisa veprat tjera që cilësimin e kanë pasur sipas veprave baziek kanë marrë kohë pak më të gjatë”, ka theksuar Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)./dukagjini