“Albin Zajednica”, aksioni i PSD-së pas takimit të Ohrit
Foto: Laura Hasani

“Albin Zajednica”, aksioni i PSD-së pas takimit të Ohrit

Aktuale March 20, 2023 - 15:17

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me mbishkrimin “Albin Zajednica”, PSD-ja ka treguar edhe një herë që kundërshton marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars, shkruan “Zeri.info”.

Kujtojmë se PSD-ja më 25 mars, me fillim në orën 14:00, ka paralajmëruar protestë në Prishtinë kundër marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /Zëri

Image
Image
Image