Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit
Foto: Laura Hasani

Zemaj: Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Aktuale March 20, 2023 - 13:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur që vetë të lajmërojë dhe të raportojë brenda deputetëve mbi procesin e dialogut dhe për dakordimin e marrëveshjes.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Zemaj ka thënë se takimi i Ohrit e shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit.

“Kryeministri është dashur vetë të lajmërohet dhe të raportojë para deputetëve. Të raportojë mbi procesin e dialogut, por edhe për dakordimin e marrëveshjes, e cila për ne është në kundërshtim të plotë me synimet tona. Takimi i Ohrit e ka shpërfaqur mashtrimin 15-vjeçar të kryeministrit ose të kauzave të rreme të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo që është parë, neve do të na kushtojë shumë në kuptimin e përgjegjësive të cilat janë marrë. Përtej obligimit të Asociacionit, pjesa që është marrë e vetëmenaxhimit nuk përkthehet ndryshe, vetëm krijimi i një pushteti të ri”, tha ai. /eo