Qeveria e Kosovës pritet të vendosë sanksione të reja për mercenarët e grupit “Wagner”

Qeveria e Kosovës pritet të vendosë sanksione të reja për mercenarët e grupit “Wagner”

Aktuale March 20, 2023 - 13:10

Qeveria e Kosovës pritet të vendosë sanksione të reja kundër grupit të mercenarëve rusë “Wagner”.

Vendimi për sanksione të reja pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet më 22 mars.

Në rendin e ditës, të cilin e ka siguruar Telegrafi, vendosja e sanksioneve ndaj grupit “Wagner” është në pikën e nëntë.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/78, të datës 16 maj 2022, për vendosjen e masave kufizuese kundër grupit ‘Wagner’ – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi”, thuhet në pikën e nëntë.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për emërimin e Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrakos”.

Qeveria e Kosovës gjithashtu do të shqyrtojë kërkesën e MPJD-së për ndarje buxhetore për mbështetje financiare ndaj gazetarëve ukrainas dhe afganë që po operojnë në Kosovë.

Image

Image