Hovenieri flet pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit
Foto: Laura Hasani

Hovenieri flet pas takimit me Kurtin: Kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Aktuale March 20, 2023 - 12:34

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka folur sërish për dakordimin me Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëveshje kjo e propozuar nga Bashkimi Evropian.

Hovenieri pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se për SHBA-në është e rëndësishme që ka dakordim për këtë çështje.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti të punojë me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit.

“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenieri para gazetarëve.

Hovenieri theksoi se pritjet e SHBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.

“Pritjet e SHBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, ka shtuar ambasadori.

Ambasadori amerikan sot në një postim në Twitter bëri të ditur se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka takuar sot të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë.