Redaktori Selimi pasi ia dogjën garazhën: S’ndihem i sigurt, vështirë se do të dalë sot me familjen

Redaktori Selimi pasi ia dogjën garazhën: S’ndihem i sigurt, vështirë se do të dalë sot me familjen

Aktuale March 19, 2023 - 08:24

Ditë më parë redaktorit të RTK-së, Alban Selimi iu dogj garazha. Megjithëse dje u arrestua personi që dyshohet se bëri këtë vepër, Selimi thotë se nuk ndihet ende i sigurtë.

Selimi ka thënë se pas djegies së shtëpisë atij i është lënë edhe një mesazh kërcënues, gjë që e rëndon më shumë situatën, raporton Zeri.info.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të rrisin sigurinë për familjen e tij.

“Sot është ditë e diel dhe si zakonisht do të dilja për një xhiro me femijët e bashkeshorten. Këtë sot veshtirë se do ta bej, për shkaqe sigurie”, shkroi ai ndër të tjera në Facebook. /Zëri