Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj, thotë Miftaraj
Foto: Arkiv /Zëri

Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj, thotë Miftaraj

Aktuale February 24, 2023 - 09:35

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë për mosveprim në rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Ai ka thënë se nga një qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, Berisha do të duhet të largohej nga pozita e tij, raporton Zeri.info.

“Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dalë në publik të jetë trillim, një qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Sipas Miftarajt, pavarësisht nëse janë të vërteta raportimet e mediave sllovene, hapi i parë që Berishaj duhet ta bënte ishte dorëheqja, nëse s’do ta bënte këtë atëherë do të duhej të shkarkohej.

Kujtojmë se dje Gjykata në Slloveni ka vendosur në shkallën e dytë se lajmet e këtij për përfshirjen e Martin Berishajt në një skandal financiar dhe pagesat e majme për të nga GEN-i në Beograd nuk janë shpifje. /Zëri