Hoxha u përgjigjet akuzave të nënës së Astrit Deharit: S’kisha të drejtë ta vizitoja, rasti ishte në Prokurorinë Speciale

Hoxha u përgjigjet akuzave të nënës së Astrit Deharit: S’kisha të drejtë ta vizitoja, rasti ishte në Prokurorinë Speciale

Aktuale February 21, 2023 - 22:48

sh-kryeprokurori Sylë Hoxha, në kohën e rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, i është përgjigjur akuzave të nënës së të ndjerit Astrit Dehari, se ai nuk kishte komunikuar kurrë me djalin e saj.

Siç tha Hoxha në Rubikon, në atë kohë, me rastin e paraburgimit të Astrit Deharit, po merrej prokurori i caktuar nga Prokuroria Speciale, teksa ai vet, nuk ka pasur asnjë të drejtë ta vizitonte, transmeton klankosova.tv.

”Më vjen keq për nënën e të ndjerit Astrit”.

”E kuptoj se ajo është prind dhe e ka dhimbjen e mllefin, mirëpo nuk qëndrojnë ato akuza drejt meje – se unë e kam marrë në pyetje atë”.

”Unë kurrë s’kam pasë rast me pa të ndjerin, Astrit Dehari. Kurrë hiq, tjetër kush. E dinë kushdo se Prokuroria Speciale, ka qenë prokurori i caktuar. Unë vetëm kur kam marrë lajmin siç ju thash. As s’kam shku kurrë me e vizitu, sepse s’kam pas arsye e as të drejtë ta vizitoj”.