Ganimete Musliu ia ndërpret fjalën Muratit, momenti kur ia largon mikrofonin
Foto: Laura Hasani

Ganimete Musliu ia ndërpret fjalën Muratit, momenti kur ia largon mikrofonin

Aktuale February 16, 2023 - 12:16

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka ndërprerë fjalën ministrit të Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, gjatë seancës së sotme.

Murati doli në foltore për të folur e pas kësaj Musliu duke kaluar nga foltorja ia largoi Muratit mikrofonin, duke i thënë se s’ka të drejtë të flasë sipas rregullores.

“S’ki të drejtë me rregullore”, i tha Musliu.

Image

Këtë moment Murati e kaloi me të qeshura. Më pas, kryeparlamentari Glauk Konjufca i kërkoi Muratit të ulet, sepse në bazë të rregullores s’ka të drejtë ta marrë fjalën.