Arben Vitia e takon Ramiz Lladrovcin, flasin për ndërtimin e QKMF-së në Drenas
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë ditës së sotme e ka takuar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ata biseduan për projektet, të cilat do të ngrenë cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e komunës së Drenasit.
Temë kryesore e bisedës ishte ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë e tjera që qytetarëve t'u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e njoftoi ministrin Vitia se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe e informoi se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit.
Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor ose edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore, që do të jenë në shërbim të qytetarëve.