Në prag të 15-vjetorit, Haradinaj propozon të ngrihet monumenti i Pavarësisë

Në prag të 15-vjetorit, Haradinaj propozon të ngrihet monumenti i Pavarësisë

Aktuale February 13, 2023 - 13:19

Në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka propozuar të fillojnë punimet për ndërtimin e monumentit të Pavarësisë.

Ai thotë se ky monument duhet të ngrihet në sheshin qendror të Prishtinës, raporton Zeri.info.

“Kosova ta ngrejë Monumentin e Pavarësisë.

Në tokën e Kosovës ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë.

Por në përpjekjet shekullore të shqiptarëve që të jenë të lirë e zot në tokën e tyre, ka një datë dhe ka një ditë që është më e madhja në historinë e Kosovës”, shkroi ai në Facebook. /Zëri