Kurti viziton dy familje të komunitetit serb në Istog

Kurti viziton dy familje të komunitetit serb në Istog

Aktuale February 07, 2023 - 19:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kanë vizituar sot familjet Miletiq dhe Komatoviq, nga fshati Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.

Përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se miqësisht e në ambientet e shtëpive të tyre, kryeministri Kurti dhe anëtarët e familjes Miletiq dhe asaj Komatoviq biseduan për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit.

“Petko Miletiq bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiq u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre.Slavisha Komatoviq, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen,Kurti i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë. /Zëri

 

Image

Image