Mjekët nga Kosova arrijnë në Turqi
Foto: ilustrim

Mjekët nga Kosova arrijnë në Turqi

Aktuale February 07, 2023 - 18:54

Pas FSK-së, edhe një ekip i mjekëve nga Kosova tashmë ka arritur në zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

“Dhimbje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura”.

“Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë. Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”, ka shkruar Vitia. /Zëri