Shqiprim Arifi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Shqiprim Arifi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Aktuale February 07, 2023 - 14:31

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të martën ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dorëzoi këtë të martë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit.

Në një deklarim për media, ai tha se me fitoren e tij në Preshevë ka ndryshuar qasja e Qeverisë Kurti ndaj Luginës.

“Çka ka ndodhur është një anomali politike pasi që ka humbur pushtetin partia e favorizuar e Vetëvendosjes në prill të vitit 2021, shumicën në asamblenë komunale dhe është vendosur një pushtet i ri që unë i prij, ka ndërruar edhe qasja e Qeverisë Kurti ndaj Luginës së Preshevës. Ju e dini Besnik Bislimi ka qenë në Luginë ku ka proklamuar që ndihmat e Qeverisë tashmë do të dërgohen në Luginë të Preshevës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar”.

“Çka ka ndodhur është një krim i organizuar në një formë të paparë kinse në emër të shqiptarëve në Luginë. Dy vite ka zgjatur implementimi i projektit nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe në fund rezultoi se dy milionë euro janë shpërndarë në kohë fushate në tetor”, u shpreh Arifi.

Image

Image