Diskutohej për Kosovën, deputeti i partisë së Daçiqit kapet duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij

Diskutohej për Kosovën, deputeti i partisë së Daçiqit kapet duke shikuar pamje pornografike në telefonin e tij

Aktuale February 07, 2023 - 10:21

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Zvonimir Steviq, është filmuar në parlamentin e Serbisë duke parë “filma për të rritur” në telefonin e tij.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në video, deputeti Steviq, nga partia e Ivica Daçiqit, shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikonte pamje pornografike.

Siç vë në pah mediumi serb Danas, videoja – që është bërë virale – është shfaqur në Twitter, por nuk është vërtetuar vërtetësia e saj, si dhe koha kur është realizuar dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga SPS.

Megjithatë, disa media të tjera në Serbi shkruajnë se bëhet fjalë për pamje që janë marrë gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë, në të cilën është diskutuar për Kosovën.

Siç thuhet në biografinë në uebfaqen e Parlamentit të Hapur, Zvonimir Steviq ka qenë deputet deri më tani gjashtë herë.

Ai thuhet se ka lindur në Prishtinë dhe tani është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe anëtar i “Komisionit për Kosovë” në kuvendin e Serbisë.