Musliu ia rikthen hapësirat këmbësorëve të cilat ishin shndërruar në parkingje

Musliu ia rikthen hapësirat këmbësorëve të cilat ishin shndërruar në parkingje

Aktuale February 03, 2023 - 21:41

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka premtuar se hapësirat e këmbësorëve do të trajtohen me prioritet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale në Facebook, Musliu ka treguaj shembuj kur hapësirat e këmbësorëve ishin shndërruar në trotuare, por që tani në to janë bërë investime dhe janë në shërbim të qytetarëve, transmeton Zeri.info.

“Të gjitha hapësirat e dedikuara për këmbësor, tani e tutje do të trajtohen në këtë mënyrë dhe do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve

- Pllaka super kualitative ë

- Rrethoja moderne ë

- Ndriçim led ë

- Skajor të ngritur ë

- Mur i parafabrikuar nga betoni ë

- Pllaka për orientimin e të verbërve ë

#Kryeqyteti tjetër nivel…”, ka shkruar Musliu. /Zëri