Me koeficientin e ri, deputetët do t’i kushtojnë buxhetit mbi 206 mijë euro në muaj

Me koeficientin e ri, deputetët do t’i kushtojnë buxhetit mbi 206 mijë euro në muaj

Aktuale February 03, 2023 - 11:00

Me koeficientin e ri të Ligjit të pagave, i cili është prezantuar këtë javë nga Qeveria, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë vlerën e koeficientit 16.4.

Sipas këtij koeficienti, paga e deputetit tash do të jetë 1722 euro, ndërsa në një llogaritje të thjeshtë, pa shtesa, kompensime e benefite të tjera që kanë, 120 deputetë buxhetit të Kosovës do t’i kushtojnë 206.649 euro në muaj, shkruan Zeri.info.

Koeficientin 16.4 sa deputetët do ta kenë edhe ministrat e Qeverisë, ndërsa koeficientin më të lartë 18, do ta ketë presidentja, e cila do të marrë pagë 1890 euro në muaj.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se koeficienti në vlerën prej 105 eurove do të jetë në fuqi deri në janar 2024, ku pas kësaj vlera e koeficientit do të bëhet 110 euro. /Zëri