“Prishtina Parking” bëhet me pajisje për identifikimin e parave të falsifikuara
Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” ka bërë të ditur se ka pranuar tri pajisje për evidentimin e parave të falsifikuara si donacion nga Banka Ekonomike.
Kryeshefi Ekzekutiv Sokol Havolli ka thënë se ky donacion është tejet i vlefshëm për dërmarrje, teksa ka shtuar se ndihma nga sektori privat për sektorin publik mbron financat publike dhe rritë përgjegjësinë ndaj aseteve publike.
Ai po ashtu theksoi rëndësinë e këtij donacioni edhe në mbrojtjen e integritetit të ndërmarrjes dhe të gjithë punonjësve të saj.
“Përmes këtij donacioni Banka Ekonomike do të kontribuoj dhe ndihmoj në evidentimin e parasë së falsifikuar në mënyrë që të eliminohen nga qarkullimi paratë e falsifikuara, gjë që ndikon në mbrojtjen e qytetarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në postimin e “Prishtina Parking”. /Zëri