Hodaj për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s’është reduktuar në masën e pritur 

Hodaj për vendimin ndaj Haradinajt e Gucatit: Dënimi s’është reduktuar në masën e pritur 

Aktuale February 02, 2023 - 18:47

Avokati Taulant Hodaj, përmes një lidhjeje direkte në “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me vendimin ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Hodaj është shprehur se lartësia e dënimit nuk është reduktuar në masën që është pritur.

“Vërehet që prapë lartësia e dënimit nuk është që është reduktuar në masën që është pritur. Ky dënim është vazhdim i dënimeve të para, apo vendimeve të këtij rasti dhe të rastit tjetër të Salih Mustafës, që gjykata në përgjithësi në këto raste është duke shkuar me lartësi të dënimit goxha të madh në krahasim me dënimet që janë bërë në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu u shpreh se ata kanë mundësi të kërkojnë edhe nga Gjykata Supreme që ta kthejnë rastin në rivendosje, përcjell klankosova.

“Përkundër që vendimi është i shkallës së dytë, kanë mundësi që të kërkojnë edhe nga Gjykata Supreme që ta kthejnë rastin në rivendosje apo të kërkojnë të paktën në lidhje me këtë pikë që janë shpallur të pafajshëm të vlerësohet më shumë rëndësia e kësaj pike dhe të ulet dënimi ende më shumë”, tha tutje Hodaj.