
Serweri i reagon Cholletit për takimin me Daçiqin: Mashtrimi i vetes nuk është një politikë e jashtme e mirë
Aktuale
February 02, 2023 - 17:34
Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka reaguar ndaj takimit që shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka pasur me këshilltarin e Blinken, Derek Chollet në Washington.
Në njoftimin për këtë takim, Cholleti ka thënë se i ka shprehur Daçiqit përkrahjen amerikane për angazhimin në dialogun me Kosovën.
Serweri ndërkohë ka shkruar se mashtrimi i vetes nuk është një politikë e jashtme e mirë.
“Vetë-mashtrimi nuk është një politikë e jashtme e mirë”, ka shkruar Serwer.
Self delusion is not good foreign policy: https://t.co/Y5372Btvqe
— peacefare.net (@DanielSerwer) February 2, 2023