Kurti: Lufta kundër korrupsionit po jep rezultate

Kurti: Lufta kundër korrupsionit po jep rezultate

Aktuale January 31, 2023 - 15:06

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas raportit të “Transparency International”, ku thuhet se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit.

Kurti tha se ky vlerësim tregon se lufta kundër korrupsionit po jep rezultate, duke ia atribuuar suksesin Qeverisë së tij, transmeton Zeri.info.

“Lufta jonë kundër korrupsionit vazhdon të japë rezultat. E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të ‘Transparency International’, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”, shkroi Kurti.

Sipas “Transparency International”, për vitin 2022, Kosova është vlerësuar me 41 pikë, duke u ranguar në vendin e 84-t në ranglistën botërore prej 180 shtetesh. Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të përmirësimit të Kosovës, krahasuar me vitet e kaluara. /Zëri