Rilind Gërvalla emërohet drejtor i RTK-së

Rilind Gërvalla emërohet drejtor i RTK-së

Aktuale January 31, 2023 - 14:52

Televizioni publik nga sot do ta ketë drejtorin e ri.

Bordi i RTK-së ka njoftuar se me tetë vota për dhe asnjë kundër ka miratuar rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për emërimin e Rilind Gervallës në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së (RTK 1, 3, 4).

Bordi gjithashtu ka njoftuar se në mbledhjen e sotme u diskutua edhe për zhvillime të tjera në RTK.

Kujtojmë se Gërvalla ishte cilësuar si njëri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. /Zëri