Ambasada e Italisë: Asociacioni s’e cenon sovranitetin e Kosovës, ndërton të ardhme euroatlantike

Ambasada e Italisë: Asociacioni s’e cenon sovranitetin e Kosovës, ndërton të ardhme euroatlantike

Aktuale January 31, 2023 - 13:52

Ambasada e Italisë në Kosovë ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk e cenon sovranitetin e Kosovës.

Sipas Italisë, formimi i Asociacionit do të ndihmonte Kosovën për të bërë hap të rëndësishëm në të ardhmen e saj.

“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk minon Kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në postimin e Ambasadës së Italisë në rrjetet sociale. /Zëri