Përfundon diskutimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane

Përfundon diskutimi për Asociacionin në Ambasadën Amerikane

Aktuale January 31, 2023 - 12:55

Ka përfunduar diskutimi që u mbajt sot në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ku u fol për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Para se të mbahet takimi, presidentja e vendit Vjosa Osmani tha në një prononcim për media se “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hezituar të flasë për gazetarët para këtij takimi, derisa tha që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre.

Ndryshe Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian kanë arritur dy marrëveshje sa i përket Asociacionit, një më 2013 dhe një më 2015.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën, por që nenet mund të harmonizohen.

E në kohën e presioneve të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk i cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.