Osmani: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë
Foto: Laura Hasani

Osmani: Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë

Aktuale January 31, 2023 - 10:47

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar para takimit që pritet të mbahet në Ambasadën Amerikane, ku kryetemë është çështja e Asociacionit.

Osmani ka thënë që “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë”.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot i ka thirrur në takim përfaqësues të pozitës, opozitës dhe të shoqërisë civile, për të diskutuar në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.