Sot protestohet në Prishtinë kundër Asociacionit

Sot protestohet në Prishtinë kundër Asociacionit

Aktuale January 31, 2023 - 09:32

Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje sot do të protestojnë kundër presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Protesta do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në orën 12:00, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se të hënën fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, përkundër presionit ndërkombëtar, kryeministri Albin Kurti është duke refuzuar ta themelojë Asociacionin, me arsyetimin se një gjë e tillë do ta pengonte funksionalizimin normal të shtetit të Kosovës.