Osmani: Republika e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Osmani: Republika e Kosovës është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Aktuale January 31, 2023 - 09:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti dhe ministra të kabinetit qeveritarë bënë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së tij, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Me këtë rast, presidentja Osmani tha se sot i përkujtojnë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahir Pajziti me shokë, për të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të gjithë ata që luftonin së bashku me të, duke u dhënë frymëzim edhe më të madh, por edhe gjithë të tjerët që iu bashkuan UÇK-së pas rënies së tyre.

“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikës së Kosovës që u ndërtua mbi themele të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm. Pikërisht shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”, deklaroi presidentja Osmani. /EO