Transparency International: Kosova shënon përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit

Transparency International: Kosova shënon përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit

Aktuale January 31, 2023 - 09:06

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022, i publikuar sot nga “Transparency International”, tregon se shumica e botës vazhdon të dështojë për të luftuar korrupsionin: 95 për qind e vendeve kanë bërë pak ose aspak përparim që nga viti 2017.

Kosova gjatë vitit 2022 ka shënuar përparim sa i përket luftës kundër korrupsionit për dy pikë që nga vitit 2021, raporton Zeri.info.

Sipas raportit të “Transparency International”, Kosova radhitet në vendin e 84-t nga 180 shtete gjithsej, ndërsa për vitin 2022 vendi ynë ka shënuar ngritje për dy pikë, raporton Zeri.info.

Kosova bashkë me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut radhiten më së miri sa i përket luftimit të korrupsionit në rajon, ndërsa Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë pësuar rënie.

Shqipëria dhe Serbia renditen në vendin e 101-të, Mali i Zi 65, Maqedonia e Veriut 85, Bosnjë dhe Hercegovina 110. /Zëri