LVV-ja në Prishtinë fajëson PDK-në për shtrenjtim të biletës së “Trafikut Urban”

LVV-ja në Prishtinë fajëson PDK-në për shtrenjtim të biletës së “Trafikut Urban”

Aktuale January 30, 2023 - 15:32

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, për shtrenjtimin e biletës së autobusëve në Prishtinë ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës.

Në njoftimin e tyre, thuhet se PDK-ja gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë kishte premtuar transport publik falas, raporton Zeri.info.

“Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e ku përfshihet transporti publik, në Komunën e Prishtinës e udhëheq PDK-ja.

Sot, Komuna e Prishtinës njoftoi se çmimi i biletës së rregullt, prej datës 31 janar, pra nesër, do të jetë 25% më i lartë.

Nga premtimi për transport falas arritëm te transporti 25% më i shtrenjtë. Kjo është PDK-ja, ky është koalicioni LDK-PDK që qeveris me Prishtinën”, thuhet në reagimin e tyre. /Zëri