“Pas Asociacionit, Serbia do të kërkojë themelimin e Republikës Serbe”

“Pas Asociacionit, Serbia do të kërkojë themelimin e Republikës Serbe”

Aktuale January 30, 2023 - 14:52

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Serbia s’do të ndalet nëse themelohet Asociacioni dhe se kërkesa e radhës do të jetë krijimi i Republikës Serbe në Kosovë.

Ai madje ka thënë se kjo ka ndodhur vazhdimisht sa herë që Kosova ka “lëshuar pe”, Serbia vetëm ka shtuar kërkesat, raporton Zeri.info.

“Fillimisht ishte decentralizimi mbi baza etnike. Pasuan përgjegjësitë e zgjeruara për komunat me shumicë serbe nga Plani i Ahtisaarit. Pastaj erdhën marrëveshjet e Brukselit që shtuan përgjegjësi në gjyqësor, energjetikë dhe të tjera. Tash po këmbëngulet në Asociacion njetnik dhe dimension territorial. Serbia nuk do të ndalet, nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”, u shpreh Hyseni.

Sipas tij, Serbia duhet të ndalet tani, sepse më vonë s’do të ketë kuptim, pasi s’do të ketë as Kosovë.

“Serbinë duhet ta ndalim sot, në të kundërt nuk do të ketë kuptim ta ndalim më vonë, sepse nuk do të ketë më Kosovë”, shkroi ai në një postim në Facebook. /Zëri