Haxhiu në Gjakovë: Viktimat e dhunës në familje do të kenë gjithmonë mbështetje institucionale

Haxhiu në Gjakovë: Viktimat e dhunës në familje do të kenë gjithmonë mbështetje institucionale

Aktuale January 30, 2023 - 14:06

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari Ardian Gjini.

Ajo ka thënë se do të mbetet obligim institucional ndërtimi i kapaciteteve të reja dhe fuqizimi për parandalimin e dhunës në familje, raporton Zeri.info.

Haxhiu edhe në këtë takim ka theksuar se mbështetja institucionale ndaj viktimave të dhunës s’do të mungojë asnjëherë, derisa ka potencuar se shkaktarët e dhunës në familje duhet të marrin dënim meritor.

“Ministrja Haxhiu vlerësoi lart krijimin e Mekanizmit Koordinues kundër Dhunës në Familje në Komunën e Gjakovës, anëtarët e së cilës i falënderoi dhe kërkoi përkushtim maksimal në luftën kundër dhunës në familje.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, falënderoi ministren Haxhiu për bashkëpunim në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me dhunën, në veçanti dhunën në familje”, thuhet në njoftim. /Zëri