Haradinaj: Ata që e paraqesin Asociacionin si problematik, kundërshtojnë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi
Foto:Laura Hasani

Haradinaj: Ata që e paraqesin Asociacionin si problematik, kundërshtojnë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Aktuale January 30, 2023 - 13:52

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për diskutimet që do të zhvillohen rreth çështjes së Asociacionit, duke u shprehur se këto diskutime kanë për qëllim të heqin barrierat drejt arritjes së marrëveshjes finale.

Madje, sipas tij, të gjithë ata që e paraqesin Asociacionin si çështje problematike, e bëjnë për të kundërshtuar marrëveshjen finale që ka për synim njohjen e ndërsjellë.

“Prandaj të gjithë ata që Asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin tek Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si ‘mbulesë’ për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.

Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës.

Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan”, shkroi ai në Facebook.

Ai madje ka thënë se kjo “lojë politike” duhet të marrë fund dhe se arritja e marrëveshjes finale mund të arrihet vetëm në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. /Zëri