Rritet çmimi i biletës së “Trafikut Urban”

Rritet çmimi i biletës së “Trafikut Urban”

Aktuale January 30, 2023 - 13:40

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për përdoruesit e rregullt të “Trafikut Urban” çmimi i biletës mujore do të jetë 13.50 euro, nga 14 sa ishte.

Kjo vjen në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes “Trafikut Urban” Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Përveç kësaj, është hartuar e përfshirë në planin tarifor bileta javore e ditore që të jetë shumëpërdorimëshe.

“Bileta ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmim 80 centë.

Bileta javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmim 4.00 €.

Një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 50 centë”, thuhet në njoftim. /Zëri