Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

Aktuale January 30, 2023 - 12:30

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha pas mbledhjes së Kryesisë se të mërkurën seanca do të fillojë në orën 12:00 për shkak të disa komisioneve, ndërsa të enjten do të jetë seancë e re në terminin e rregullt, prej orës 10:00.

Sipas Kusari-Lilës, seanca e së mërkurës do të mbahet me pikat e papërfunduara, kurse të enjten do të jetë seancë e re, ku do të trajtohen pika si: Vendimi i Qeverisë për masat emergjente të energjisë, vendimi i komisionit funksional për shkarkimin e bordit për miniera e minerale etj.