Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale January 30, 2023 - 11:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nga testimi i 16 mostrave.

Gjatë kësaj kohe nuk është raportuar asnjë vdekje, kurse janë shëruar 10 persona, raporton Zeri.info.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 53.