Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq e Drenas

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq e Drenas

Aktuale January 30, 2023 - 11:16

Pas vërshimeve të fundit në Kosovë, po vazhdojnë problemet me furnizim me ujë të pijshëm.

Zëdhënësja e ujësjellësit “Prishtina” ka thënë se edhe sot do të vazhdojnë reduktimet në Fushë-Kosovë, Obiliq, Drenas e në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë-Kosovës, Drenasit, Obiliqit, Zonës Industriale, lagjes ‘Kalabria’ në Prishtinë, ju njoftojmë me gjendjen aktuale të trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Sot, impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj ka filluar me trajtimin e ujit me kapacitet minimal prej 150 l/ s, derisa në Drenas me kapacitet të reduktuar prej 40%, ngase niveli i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit aktualisht është (35 – 45 NTU)”, bën të ditur Mjeku.

Ajo ndër të tjera ka thënë se për ta ruajtur cilësinë e ujit deri në stabilizimin e situatës do të ketë reduktime të ujit. /Zëri